Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Politano: Me fat që jam pjesë e Interit dhe luaj para 60 mijë tifozëve

Matteo Politano ishte një nga blerjet e Interit këtë verë, pasi paraqitja e bërë në sezonin e kaluar me fanellën e Sassuolos, e bindi Spallettin për ta veshur zikaltër.

Sulmuesi anësor ka gjetur shumë hapësira në këto javë të para me zikaltrit, teksa forma e tij sportive ka ardhur në rritje nga java në javë, gjë që e pranon edhe vetë Politano.

“Fillimisht vuajta disi, pro me kalimin e ditëve dhe të javëve, jam përshtatur gjithnjë e më shumë dhe sot mund të them me bindje, se jam shumë i lumtur që zgjodha të vij te Interi”, deklaroi sulmuesi zikaltër.

Matteo Politano tregon diferencën mes Interit dhe Sassuolos, ndërsa pranon se në Ligën e Kampionëve ka përjetuar emocione të veçanta, duke luajtur para 60 mijë tifozësh.

“Të luash para 60 mijë tifozëve është emocion i jashtëzakonshëm, dhe unë këtë e përjetova në sfidën ndaj Tottenhamit. Interi është një planet tjetër, krahasuar me Sassuolon dhe jam i lumtur që jam edhe unë këtu tashmë”, tha sulmusie Politano.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...