Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Politano një hap larg Napolit, arrihet akordi me Flamengon për Gabigol

Pasi dështoi kalimi i tij në Romë, ndonëse kishte kryer edhe vizitat mjekësore, Mateo Politano duket se do të ndërrojë destinacion dhe do të transferohet te Napoli, ku e pret me padurim Gattuso, pasi e sheh si ideal për krahun e djathtë të sulmit.

Presidenti napolitan Aurelio De Laurentiis ka arritur akordin me Marottën për transferimin e lojtarit në huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 25 milionë eurove verën e ardhshme, ndërsa tani po punohet për të arritur marrëveshjen edhe me vetë Politanon.

Në të dy kampet ka optimizëm, pasi Politano nuk dëshiron të qëndrojë akoma te Interi, për të ngrohur stolin dhe është gati të largohet për të luajtur, duke qenë se shpreson ende për një ftesë për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë.

Ndërkohë vetëm një hap larg është edhe marrëveshja e shitjes së Gabigol te Flamengo, me klubin zikaltër që do të arkëtojë 18 milionë euro dhe do të mbajë 20@%të vlerës së kartonit të sulmuesit brazilian, në rast rishitjeje në të ardhmen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...