Serie A

Politano-Perisic, Interi rikthehet te fitorja dhe rimerr vendin e 3-të!

Pas 3 barazimesh radhazi Interi rikthehet te fitorja në Serie A. Zikaltrit bënë detyrën ndaj Chievos në San Siro duke fituar 2-0 në një ndeshje që nuk rezultoi aq e lehtë sa në letër, megjithatë falë këtij suksesi skuadra e Spallettit rimori vendin e 3-të, duke zbritur në të 4-in Atalantën dhe në të njëjtën kohë e thelloi sërish në 4 pikë avantazhin ndaj Romës dhe Milanit, dhe duke parë favorin që ka ndaj tyre në ndeshjet direkte për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, Interit do t’i mjaftonin edhe 2 barazime në dy ndeshjet e fundit ndaj Napolit dhe Empolit.

Pjesa e parë nuk ishte shumë pozitive për Interin që përveç një tentative të Perisic nuk kishte asgjë për t’u shënuar deri në minutën e 39-të, kur Politano me një goditje teknike nga limitet e zonës kaloi në avantazh zikaltrit. Me një Icardi titullar por totalisht në hije dhe që nuk ngjason fare me bomberin e sezonit të kaluar, për të blinduar fitoren e Interit mendoi Perisic që ishte edhe lojtari më aktiv në fushë për skuadrën e Spallettit.

Pasi pa që bashkëkombasi i tij Semper t’i mohonte një gol të sigurtë, Perisic goditi shtyllën në minutën e 65-të. Chievo ngeli me një lojtar më pak në të 76-ën pas kartonit të dytë të verdhë që mori Rigoni dhe administrimi i rezultatit u bë më i thjeshtë për vendasit. Gjithsesi golin që aq shumë e kërkoi dhe golin që qetësoi trajnerin Spalletti në stol dhe të gjithë tifozët zikaltër në San Siro, Perisic e gjeti në minutën e 86-të pas një top të kthyer nga shtylla në goditjen e Cedric. Ky ishte goli i 8-të në këtë kampionat për kroatin ndërkohë që Interi me këtë fitore u ngjit në kuotën e 66 pikëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency