Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Politikës i duhet Conference League për propagandë, finalja në “Air Albania” arsyeja e sherrit me FSHF

Finalja e “Conference League” duket se është dhe një ndër arsyet për betejën e futbollit mes FSHF dhe politikës, me eventin më madhor sportiv të organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për të cilin politika do të kërkojë ta propagandojë si arritje të sajën duke harruar se ishte futbolli, ai që i hapi dyert këtij kompeticioni dhe nëse ka ende mangësi për të cilat UEFA është e shqetësuar ato lidhen kryesisht me facilitetet që kryeqyteti mund të ofrojë.

Të ardhurat e jashtëzakonshme që gjenerohen nga një finale e një kompeticioni madhor europian, është “feta e tortës” për të cilën është e interesuar politika shqiptare, pasi jo vetëm tërheqja mediatike në rang botëror do të jetë e jashtëzakonshme, teksa pritet të mbërrijë në 188 milion ndjekës në mbarë botën, por gjithashtu dhe të ardhurat financiare do të jenë të konsiderueshme.

19 mijë tifozë është e garantuar që do të jenë atë ditë në impiant ku dy skuadrat finaliste do të kenë në dispozicion nga 4 mijë bileta secila, ndërsa në Tiranë pritet të mbërrijnë për një ditë të vetme, rreth 30 mijë persona, pasi përveç interesit të tifozerive të skuadrave në mënyrë të drejtëpërdrejtë, një numër të konsiderueshëm vendesh në impiant do të kenë dhe një pjesë e biletave që do të shiten online dhe ku mendohet se do të ketë rreth 2500 persona të tjerë, me pasaportë të Bashkimit Europian, ndërsa dhe vendet e rezervuara për sponsorët zyrtarë në impiant do të jenë mbi 1200.

Finalja e Conference League do të sjellë të ardhura dhe për turizmin në Shqipëri, duke qenë oksigjen pas periudhës së pandemisë, sidomos në afrimin e turistëve të Europës perëndimore, ndërkohë që do të jetë një përfitim i jashtëzakonshëm financiar dhe për vetë bizneset e kryeqytetit të Tiranës.

30 mijë persona që pritet të zbarkojnë në Tiranë për finalen e Conference League pritet të shpenzojnë rreth 3 mijë euro për person sipas një përllogaritje të UEFA-s duke prodhuar rreth 100 mln euro për kryeqytetin vetëm në një ditë.

Vetëm sa i përket transportit nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt kryeqytetit të Tiranës është menduar se duhen vendosur në dispozicion rreth 90 autobusë të posaçëm, ndërkohë që në kryeqytet do të jenë të ndërtuara dhe 2 Fan Zone, që do të jenë një pikë takimi, por dhe një mundësi e jashtëzakonshme biznesi, teksa të dyja do të kenë një kapacitet maksimal prej 4 mijë personash.

Të gjitha këto të ardhura që gjenerohen, politika do të kërkojë t’i trumbetojë si arritje të saj, paçka se finalja u bë e mundur falë futbollit dhe lobimit që është bërë në zyrat e UEFA-s nga organizatorët e lojës në vend. Në kushtet kur kërkohet një bashkëpunim sa më i ngushtë me politikën për arritjen e një përfaqësimi sa më dinjitoz për Shqipërinë dhe shfaqja si një vend i jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, Shqipëria rrezikon t’i vendos shkelmin gjithçkaje me situatën e krijuar, me UEFA-n që mendon seriozisht të ndryshojë destinacionin e finales së Conference League nëse nuk garantohet mbi të gjitha siguria dhe kushtet e nevojshme për vendosjen e Shqipërisë në hartën futbollistike të Europës, si organizatore e denjë e eventeve madhore.

I gjithë tensioni i ditëve të fundit, rrezikon të lërë Shqipërinë pa një finale, dhe ky është një artikulim i qartë nga qeveria e futbollit europian, që në këtë pikë nuk bën kompromise me eventet e saj madhore në kërkimin e një organizimi të përsosur.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...