Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pollozhani: Na ndihmoi edhe Zoti, por e dominuam Skënderbeun

Kapiteni i Flamurtarit, Artim Pollozhani, e pranoi nq “Gol pas Goli” se Flamurtari pati edhe fatin me vete në fitoren me Skënderbeun.

Ai ishte ky rezultat shpërblim për lojërat e mira?

Mendoj që ishte një shpërblim. Kemi zhvilluar ndeshje mjaft të bukura, por nuk kemi pasur fat. Sot na ndihmoi edhe pak fati. E kemi merituar totalisht këtë fitore. E kemi dominuar Skënderbeun gjatë 90 minuta. Çunat dhanë maksimumin, i përgëzoj. Ata që ishin në fushë dhanë maksimumin.

Rasti i golit të shënuar nga Otto John…

Në atë moment je i pafuqishëm. Edhe unë mund ta largoja atë top. E dëgjova zërin e Koliçit. Kur pashë topin, thashë hyri gol. Më pas na ndihmoi Zoti.

Si është klima në skuadër?

Klima në grup është super. Çunat punojnë dhe japin maksimumin. Reflektimi i klimës është kjo ndeshja e sotme. Meritojnë një bravo të madhe.

Për sa kohë mund të japë maksimumin një skuadër që nuk paguhet?

U jemi distancuar gjithmonë pyetjeve për pagesat. Për mendimin tim, varet nga karakteri i futbollistëve. Çdo futbollist që është këtu ëndërron për diçka më të mirë. Janë larguar disa futbollistë, po them që këta çuna po bëjnë edhe ndeshje më të bukura.

A kanë qenë problem futbollistët e larguar?

Jo, jo! Edhe Bushici edhe Alvesi të gjithë që kanë ikur, kanë qenë profesionistë, e kanë dashur këtë klub. Mbase është edhe ajo që iu jepet shansi dikujt, dhe ato e dëshmojnë në fushë që mund të japin maksimumin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...