Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Polonia “e plagosur”, Lewandowski premton luftë ndaj Shqipërisë

Lewandowski premton luftë ndaj Shqipërisë
Lewandowski premton luftë ndaj Shqipërisë

Çeki-Poloni ka përzier kartat e grupit E ku bën pjesë Shqipëria. Për të gjithë ata që konsideronin Poloninë favorite, fitorja 3-1 e çekëve në Pragë, e gatuar nga dy gola të shënuar që në 3 minutat e para ka ndryshuar qartësitë në lidhje me ecurinë e një grupi shumë te ekuilibruar që shikon tanimë në krye Republikën Çeke që të hënën do të përballet me Moldavinë, teksa në të njëjtën kohë Polonia pret në Varshavë Shqipërinë.

Por si e ndryshon kjo sfidë tablonë për kuqezinjtë, në radhë të parë, duhet të shërbejë për më shumë vetëbesim. Polakët nuk janë më një kockë aq e vështirë për tu kapërdirë, por kujdes, si çdo medalje edhe kjo ka dy anë. Shqipërinë e pret të hënën një Poloni e etur më shumë se kurrë për të reaguar dhe që me llogaritë në dorë do të bëjë të pamundurën për të marrë një fitore, siç është e lehtë të lexohet edhe në deklaratat e liderit të skuadrës Robert Lewandowski pas ndeshjes, me bomberin që u shpreh.

“Kur pëson dy gola në tre minuta e nis në një nivel tjetër. Në u përpoqëm të ktheheshim në ndeshje, por nuk ishte mjaftueshëm. Ishte si një dush i ftohtë për ne. Është e vështirë ta analizosh, pozicionim i keq, por pasi ra gongu u përpoqëm të riktheheshim. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës, na duhet të kthehemi në binarë, pasi s’na mbetet gjë tjetër. Është e vështirë kur pëson 2 apo 3 gola në transfertë, tani pavarësisht se ku dhe kundër kujt luajmë, do të jetë një luftë pasi asgjë nuk do të jetë e lehtë”.

Lexo edhe: 

Lewandowski paralajmëron luftë për Shqipërinë, teksa Fernando Santos pas një debutimi të njollosur i ka dhënë meritat kundërshtarëve ceke, duke marrë përgjegjësinë teksa deklaroi.

“Kundërshtarët merituan të fitonin. Asgjë nuk shkoi siç e kishim imagjinuar. Lojtarët ishin përgatitur për atë që besonim se do të ishte mirë për skuadrën, por është e vështirë të kuptosh se si do të kishte qenë ndeshja jonë kur pëson dy gola që në fillim. Gjithsesi si trajner unë jam përgjegjës për zgjedhjet e mia. Lojtarët u përpoqën por ne nuk u sollën gjithmonë siç duhet në fushë”, u shpreh sulmuesi.

Pas një disfate të tillë është e lehtë të kuptohet se të hënën Polonia vjen në presion ndaj Shqipërisë, një Poloni e plagosur që mund të jetë edhe më e rrezikshme. Sa për llogaritë e grupit, me sfidën e Pragës që ju ka dhënë një goditje të fortë polakëve, edhe një barazim i kuqezinjve në Varshavë do të ishte padyshim një rezultat që rrit shanset e Shqipërisë për një nga dy vendet e para, duke mbajtur pas një nga dy rivalët kryesorë për biletat kualifikuese në Euro 2024.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...