Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Polonia hap dyert për Europianin e volejbollit të meshkujve

Polonia është gati, por edhe 16 skuadrat pjesëmarrëse janë gati për eventin më të rëndësishëm në Europë në volejbollin e meshkujve. Këtë të Enjte në National Stadium të Varshavës do të nisë kampionati europian i volejbollit të meshkujve, një ekskluzivitet i Digtalb dhe Supersport për Shqipërinë dhe Kosovën. Në praninë e një numri rekord tifozësh, pasi plot 65 mijë fansa do të jenë të pranishëm në ndeshjen hapëse mes Polonisë vendase dhe Serbisë spektakli pritet të jetë i garantuar. Franca kampione në fuqi, Rusia 13 herë fituese e këtij kompeticioni por dhe Italia  që ka triumfuar në 6 raste janë 3 skuadrat favorite për suksesin final. Nga 24 Gushti deri në 3 Shtator, në total do të zhvillohen 36 ndeshje përfshirë këtu edhe finalen e vogël për vendin e 3-të. 16 përfaqësueset pjesëmarrëse janë të ndara në 4 grupe me 4 skuadra secila. Vendasit e Polonisë që gjithashtu shikohen si nga skuadrat pretendente bëjnë pjesë në grupin A, sëbashku Serbinë, Finlandën dhe Estoninë.

Në  grupin B, Italia edhe pse është ekipi më i fortë, nuk do ta ketë një mision të lehtë vendin e parë pasi do të ketë përballë kundërshtarë të tillë si Gjermania, Sllovakia dhe Republika Ceke. Shumë i rivalizuar parashikohet dhe grupi C aty ku Rusia, skuadra më e titulluar në Europianin e volejbollit të meshkujve do ta masë forcat me Bullgarinë, Slloveninë dhe Spanjën. Në grupin D, bëjnë pjesë kampionët në fuqi të Francës , por edhe Belgjika, Holanda e Turqia. Të parat e cdo grupi do të kualifikohen direkt për në fazën cerekfinale të turneut ndërsa vendet e dyta dhe të 3-ta, do të luajë mes tyre 4 sfida play-offi për të përcaktuar 4 skuadrat e tjera cerekfinaliste. Pritet një kampionat spektakolar për vetë faktin se edhe shikushmëria do të jetë shumë e lartë. 65 mijë tifozë në tribuna që në ndeshjen e parë mes Polonisë dhe Serbisë do të jetë një rekord absolut për të gjitha kohrat. Si gjithmonë Digitalb dhe Supersport do të jenë pranë jush me transmetimin e ndeshjeve  live përgjatë të gjitha ditëve që do të zhvillohet, europiani i volejbollit të meshkujve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...