Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Polonia humbet një “yll”, skuadra e njohur zbret në Kategorinë e Dytë

Wisla Krakow mund të jetë një skuadër jo shumë e njohur në vendin tonë, por në Poloni ka shkruar historinë.

Këtë herë jo për mirë, apo për t’u lavdëruar, pasi skuadra nuk mbijetoi dot në elitë, duke rënë një kategori më poshtë.

Wisla u rikthye në ligën kryesore polake në sezonin 1995-1996 dhe nga ai edicion “The White Star” dominuan në Poloni.

Në një periudhë 26 vjeçare, Wisla koleksionoi tetë kampionate, një Kupë dhe një Superkupë dhe gjithashtu ka qenë prezente në arenën europiane.

Wisla është skuadra e parë në histori që ka fituar kampionatin polak ( Ekstraklasa ) në sezonin 1926-1927, ndërsa për herë të fundit triumfoi në sezonin 2010-2011 dhe në total numëron 14 tituj kampion, 4 Kupa dhe 1 Superkupë. Skuadra nga Krakow-i rikthehet zbret një kategori më poshtë pasi në këtë sezon u rendit në vendin e 16 me 31 pikë, në një sezon ku ndikuan drejtpërdrejt edhe nga kriza financiare e klubit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...