Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Polonia i befason të gjithë, dominon Brazilin dhe fiton Botërorin

Çfarë suksesi për Poloninë në Botërorin e volejbollit për meshkuj që u organizua nga Italia dhe Bullgaria. Skuadra e drejtuar nga Vital Heynen dominoi ndaj Brazilit në finalen e zhvilluar në Torino, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. E pabesueshme kjo arritje, kur mendon se edhe 4 vite më parë, polakët arritën të thyenin dominimin e brazilianëve, që kishin fituar 3 botërorë radhazi. Ky ishte triumfi i 3-të në histori për Poloninë, që për herë të parë është ngjitur në majën e volejbollit botëror në vitin 1974, duke mundur në finale ish-Bashkimin Sovjetik.

Në fakt, ky është një triumf jashtë parashikimeve, por falë punës së mrekullueshme të trajnerit belg Heynen, që diti të krijojë një grup solid dhe që rritej nga ndeshja në ndeshja, Polonia e meritoi plotësisht suksesin.

Polakët u shfaqën superiorë që në fillim të sfidës, edhe pse seti i pari ishte më u ekuilibruari dhe përfundoi 28-26. Falë freskisë fizike dhe paraqitjes së jashtëzakonshme të Kurek, lojtarit më të mirë të turneut, që realizoi plot 24 pikë, Polonia dominoi në dy setet pasardhës, duke i fituar 25-20 dhe 25-23.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...