Euro 2020

Polonia i reziston Spanjës, Moreno humb penalltinë

Spanja nuk ia del te fitojë as në ndeshjen e dytë në grup përballë Polonisë. Përfaqësuesja iberike shpërdoroi epërsinë fillestare ndaj skuadrës së Paulo Sosas si dhe 11-metërsh në pjesën e dytë duke barazuar 1-1 në “Estadio La Cartuja” të Sevilles, në të njëjtin impiant ku 5 ditë më parë kishte barazuar 0-0 me Suedinë.

Tashmë “La Rojas” i duhet patjetër fitorja në takimin e fundit me Sllovakinë për të paktën vendin e dytë, ndërsa barazimi në takimin e tretë në grup mund të mos mjaftojë as për vendin e tretë (nëse fiton Polonia me Suedinë, Spanja pa fitore me Sllovakinë do të përfundonte në vendin e fundit).

Ndeshja nisi mirë për Poloninë, që u shfaq që në fillim e rrezikshme në zonën e Spanjës, por golin e parë e gjeti Alvaro Morata në të 25-tën. Anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit të pamjeve nga sistemi VAR, futbollistët e Spanjës nisën festën, 1-0.

Moreno në të 34-tën godet ngjitur me shtyllën, ndërsa në fundin pjesës së parë Swiderski ndalet shtyllën dhe në vijim të aksionin Lewandowski humb një rast të pabesueshëm farë pranë portës.

Gjithsesi, sulmuesi i Bayernit të Mynihut do ta shlyente gabimin në minutën e 54-t me një devijim të saktë me kokë, 1-1.

Vetëm pak çaste më vonë Moreno do të fitonte një 11-metërsh, që e merr përsipër vetë, por gabon, duke goditur shtyllën në në vazhdim të aksionit as Morata nuk arrin ta shtyjë topin drejt rrjetës.

Spanja e kërkoi me ngulm fitoren në minutat e mbetura, por nuk ia doli të thyente mbrojtjen polake dhe vërshëllima e trefishtë e Orsatos sanksionoi barazimin në këtë përballje që gëzoi polakët, të cilët me një fitore ndaj Suedisë do të siguronin vendin e dytë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency