Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Polonia kundër FIFA-s: Qëndrimi ynë i palëkundur, nuk luajmë me Rusinë

FIFA, institucioni më i lartë i futbollit në botë, mori disa vendime sanksiouese ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë, si:

  • Asnjë ndeshje ndërkombëtare nuk do luhet në territorin rus, takimet e Rusisë do zhvillohen në territor neutral dhe pa tifozë.
  • Rusia do prezantohet si Bashkësia e Bashkuar e Futbollit të Rusisë dhe jo si Rusia.
  • Nuk do lejohet himni apo flamuri rus në asnjë ndeshje të Rusisë.

Mirëpo këta masa shtrënguese nuk janë bindëse për Federatën Polake të Futbollit, e cila duhet të përballet me Rusinë në play-off-in e Botërorit “Katar 2022”. Cezary Kulesza, presidenti i FPF, konfirmon vullnetin e tij për të mos luajtur kundër Rusisë, duke e konsideruar të papranueshëm qëndrimin e FIFA-s.

“Vendimi i sotëm i FIFA-s është i papranueshëm për ne. Në situatën e luftës në Ukrainë, ne nuk jemi të interesuar për t’u ballafaquar me këtë përfaqësuese. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar: Kombëtarja polake nuk do të luajë kundër Rusisë në play-off, pavarësisht emrit që do të ketë ekipi rus.”

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Shqipërisë, pasi Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaka, në një deklaratë zyrtare theksoi se Shqipëria nuk do të pranojë të ketë përballje sportive me Rusinë, ndërsa që me këtë skuadër jemi shortuar në të njëjtin grup të eliminatoreve të Nations League, që nisin në qershor. Gjithsesi, qëndrimet politike të vendeve të ndryshme do të varen nga zhvillimet në Ukrainë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...