Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Polonia në ankth, 8 lojtarë i kap viroza!

Sirenat e alarmit kumbojnë tek kombëtarja polake e futbollit, me përfaqësuesen që është pushtuar nga ankthi. Lajmet jo të mira vijnë nga infermieria me trajnerin Jerzy Brzeczek që ka një organikë të cunguar për sfidën e mbrëmjes ndaj Letonisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Fati i keq ka goditur këtë kombëtare, e cila është përfshirë nga njw epidemi e mirëfilltë me tetë prej lojtarëve të sëmurë nga një grip viral. Nuk bëhet fjalë për ndonjë helmim nga ushqimi por virozë e mirëfilltë që është përhapur në organikë dhe i pari që ka shfaqur simptomat ka qënë Arkadiusz Milik, për të vijuar më pas me Krzysztof Piatek dhe Bartosz Bereszynski. Bëhet fjalë për një epidemi dhe i pari që ka shfaqur simptomat e saj ishte Milik. Me siguri ka qënë dicka në ajrin e kondicionuar në hotelin e  Vienës para sfidës me Austrinë. Më pas shenjat e kësaj epidemie janë përhapur dhe tani kemi tetë lojtarë të sëmurë, deklaroi trajneri Jerzy Brzęczek në konferencën e shtypit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...