Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Pontrelli: Objektivi i Dinamos është Superiorja, por nuk na tremb Skënderbeu

Në prag të ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, bosi i bluve, Marco Pontrelli u ndal për mikrofonin e Supersport në emisionin “Gol pas Goli”, ku foli për çerekfinalen e Kupës dhe projektin e tij në krye të klubit kryeqytetas.

Italiani ka theksuar se prioritet për Dinamon është rikthimi në elitën e futbollit shqiptar dhe se me Kupën janë të kënaqur që kanë arritur deri këtu, megjithatë nuk e fshehu ambicien për të kaluar turin ndaj korçarëve.

“Para se të flasim për objektivat, duhet të dimë që kjo ndeshje që po zhvillojmë në këtë stadium, është një sukses. Kupa është një kompeticion që iu përket skuadrave më të rëndësishme se ne, por futbolli mund të ketë surpriza dhe jemi të kënaqur që kemi arritur deri këtu. Ne kemi objektiv vetëm kampionatin, sepse duhet të arrijmë në Superiore. Projekti jonë identifikohet në Superiore, ndonëse ndonjëherë nuk fiton më i miri. Skënderbeu ka bërë historinë e vet, është një skuadër e re që ka lojtarë të mirë, por nuk duhet ta kemi frikë. Do të bëjmë maksimumin për ta kaluar këtë ndeshje”, tha Pontrelli.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...