Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Populli bardheblu kërkon progres në Europë, Tirana për një shans të dytë përballë Zrinjskit

Një javë pas zhgënjimit të pësuar në Champions League nga Dudelange, Tirana rikthehet në “Air Albania”. Sërish për Europën, tanimë jo në Champions, por në raundin e dytë të Conference League, një tjetër shans ky për të vazhduar rrugëtimin kontinental, në sfidën e parë me boshnjakët e Zrinjsi Mostar.

E bukura e futbollit është se nuk lë kohë për zhgënjimet, duhet të ringrihesh shpejt për të ndryshuar kurs dhe pikërisht këtë synojnë të bëjnë bardheblutë, por tanimë me një leksion të freskët nga eliminimi përballë luksemburgasve në Champions. Kundërshtar që ngjalli një vetëbesim të tepruar, çka nuk u reflektua aspak në fushë, ky në të dyja sfidat Dudelange u shfaq superiore ndaj bardhebluve, që gjithsesi mund të kishin ndryshuar rrjedhën e gjërave me pak më shumë fat, apo thëne ndryshe zotësi, ende djeg ai i rast i humbur para porte me Devid Da Silvën, i cili nuk arriti ta shtynte në rrjetë në pjesën e parë.

Qendërsulmuesi ishte zhgënjyes për publikun dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë këtë herë plani i Orges Shehit për majën e sulmit, apo pse jo për të shfrytëzuar më mirë talentin e Seferit, i shërbyer pak dhe shpesh herë keq në sfidat me Dudelange. Mbi të gjitha, këtë herë Tiranës i duhet një tjetër frymë si skuadër për t’i dhënë jetë verës europiane, dhe kjo sfidë është vendimtare për të hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin e turit.

Me gjithë respektin, Zrinjski nuk është Dudelange. Kampionët e Bosnje Hercegovinës vijnë në këtë raund me një rrugëtim të ngjashëm me atë të Tiranës, pasi u eliminuan në raundin e parë të Champions nga Moldavët e Sheriff Tiraspol. Pika e tyre më e fortë, qendërsulmuesi me eksperiencë Nemanja Bilbija, vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku shënoi 33 gola në 32 ndeshje të kampionatit, çka ka bërë që në faqen e specializuar  transfermarkt kartoni i tij të kapë shifrën e 1 milionë eurove, ndërsa te Tirana në këtë aspekt i afrohet vetëm Seferi me një vlerësim kartoni prej 650 mijë eurosh.

Për sa i përket potencialit, duke u nisur nga vlerësimet e transfermarkt, nuk ka diferenca të mëdha, organika e Zrinjskit kap shifrën e 8.68 milionë eurove, ndërsa ajo e bardhebluve në shumën e 5.78 milionë eurove. Gjithsesi këto janë vlerësime relative teksa forcën reale e tregon fusha. Një tjetër detaj i rëndësishëm, kampionati në Bosnje ka nisur në 15 korrik, dhe Zrinjski ende se ka luajtur ndeshjen e parë. 4 ditë pas kësaj sfide me bardheblutë do të zbresë në fushë në kampionati me Zelenjicar dhe 5 ditë më vonë përballet sërish me Tiranën.

Orges Shehi, ndërkohë, ndryshe nga përballja e fundit, do të ketë një Vesel Limaj më shumë për t’i dhënë fantazi mesfushës, ndërsa skuadra është përforcuar edhe me Llukman Hussein , ish-mbrojtësin e Kastriotit, natyrshëm një përforcim më shumë për kampionatin për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi populli bardheblu kërkon progresin në Europë, e po ashtu dhe drejtuesit, me Conference League që përfaqëson një shans të dytë.

Absolutisht për t’u shfrytëzuar edhe faktori fushë, me mbështetësit që pritet të jenë të shumë këtë të martë në “Air Albania”. Për të gjithë të tjerët, çdo emocion, vjen drejtpërdrejti në ekranin e SuperSport 2, aty ku gjeni gjithmonë gjithçka që vërtet ja vlen.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...