Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Porta bosh dhe më pak se 1 metër nga vija fatale, goli i humbur që po bën xhiron e botës

Nëse në Europë kampionatet rinisin pas pauzës për shkak të Botërorit të Katarit, në Azi po zhvillohet një kompeticion ku marrin pjesë dhjetë kombëtare të shpërndara në dy grupe. Një nga favoritet për suksesin final është Indonezia.

Skuadra e drejtuar nga trajneri koreano-jugor, Shin Tae-yong, është shortuar në Grupin A (bashkëkryeson me Tajlandën me nga 6 pikë).

Në ndeshjen e dytë, Indonezia mposhti thellë 7-0 Brunein. Një sfidë pa histori, e karakterizuar edhe nga një gafë e pabesueshme qe po bën xhiron e botës. Bëhet fjalë një rast të humbur nga një distancë më pak se një metër larg vijës fatale dhe me portën e boshatisur nga Hansamu Yama Pranata. Nëse do të kishte një çmim për golin me të thjeshtë të humbur, sigurisht që për këtë vit ky personazh komik nuk do të kishte konkurrentë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...