Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Porterin serb në shënjestër, huliganët turq e godasin me sende të forta, një raund më parë e sulmuan në fushë

Sërish telashe për portierin serb të Sevillas Marko Dmitrovic. Në raundin paraardhës të Europa League, gardiani u sulmua në fushë nga një tifoz i PSV, ndërsa tashmë numrin një të portës së spanjollëve e goditën me çakmak.


Në ndeshjen mes Fenerbahce dhe Sevilla me rezultatin që ishte në shifrat 1-0 në favorin e vendasve, disa huliganë turq hodhën sende të forta në fushë. Ishte një çakmak që dëmtoi gardianin serb të cilit iu desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor. Dmitrovic pati edhe gjakderdhje në kokë megjithatë ia doli të vazhdonte ndeshjen deri në fund

LEXO EDHE:

  1. Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
  2. VIDEO/ Cikalleshi përshëndet ftesën e Sylvinhos me gol, shënon të gjashtin në Arabi
  3. Lista e Sylvinhos me shumë surpriza, Supersport mëson lëvizjet e brazilianit
  4. Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”

Ndeshja u ndërpre për disa minuta ndërsa pamjet tashmë janë bërë virale kudo. Sa i takon sfidës, ajo përfundoi me shifrat 1-0 për Fenerbahce, por turqit u eliminuan pasi në Spanjë ishin mposhtur me rezultatin 2-0.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...