Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Portierët kosovarë, një realitet i bukur në Superiore

Nuk është më risi që lojtarë nga kampionati i Kosovës ose pjesë e përfaqësueses t’i bashkohen kampionatit shqiptar, rastet nuk janë të pakta vitet e fundit, Jashanica, Mazrekaj apo edhe Latifi sa për të përmendur disa, megjithatë mund të jetë një risi afrimi i portierëve nga shteti më i ri në Ballkan.

Kukësi vendosi të nënshkruante me Faton Malokun dhe gjasat janë që 26-vjeçari të luftojë për një vend titullari me Stivi Frashërin. Në Superiore aktualisht janë dy portierë me pasaportë blu që mbrojnë kuadratin e Kamzës dhe Flamurtarit. Ilir Avdyli morri postin e titullarit dhe megjithëse pati ndeshje ku nuk shfaqi maksimumin, në tërësi paraqitjet e tij ishin pozitive. Adis Nurkoviç është boshnjak, por ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Portieri i Flamurtarit është një tjetër element që ka ardhur nga dardanët në kampionatin shqiptar. Praktikisht sezonin e ardhshëm, gjithnjë nëse Nurkoviç rinovon kontratën dhe Avdyli vijon me Kamzën, 3 nga 10 portierët e Superiores do të jenë nga Kosova, pra 30%. Per hir të së vertetes historia e dashurisë ka nisur herët, me Arjan Beqajn që në vitet 90 u bë pjesë e Partizanit, ndërsa dekadën e fundit në përfaqësuese kuqezi përveç Beqajt kemi pasur Ujkanin, teksa kapiteni aktual i kombëtares shqiptare është pikërisht një portier nga Kosova, Etrit Berisha.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...