Ligue 1

Portieri danez protagonist negativ te Nice, aventura nis me probleme

Kasper Schmeichel i dha fund eksperiencës me Leicesterin pas plot 11 vitesh dhe zgjodhi të transferohet në kampionatin francez, pikërisht te Nice, ku duket se aventura nuk ka nisur aspak mirë.

Sipas mediave franceze, portieri danez është paraqitur mbi peshë në nisje të eksperiencës së tij te Nice dhe për më tepër, ka thyer shpesh rregullat, duke mos respektuar pushimin e detyruar, apo duke shkuar me vonesë në grumbullim e stërvitje.

Gjithashtu 35-vjeçari është përplasur me trajnerin Favre edhe për ndeshjen e parë të kampionatit, pasi donte të luante titullar dhe ndërhyri deri te drejtuesit e lartë, por në fund zvicerani zgjodhi t’i besojë Bulkës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency