Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Portieri i Milanit, në formë jo të mirë? Zgjidhja erdhi me operacion, ja nga se vuante!

Portieri i Milanit, Ciprian Tatarusanu, iu nënshtrua një operacioni në sy të hënën për të zgjidhur një problem me perceptimin e objekteve. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, operacioni ka zgjatur më pak se një minutë dhe është kryer me teknikën “Femtolasik custom PSP”.

“Gardiani” rumun nuk do mungojë qoftë një ditë, madje do të jetë rregullisht në stërvijte. Ndërhyrja në sy do ta ndihmojë jo vetëm që të mos jetojë me problemin e astigmatizmit, por të mos ketë asnjë pengesë në punën e tij të përditshme.

“Ciprian e zbuloi defektin e shikimit një vit më parë – shpjegoi Dr. Angelo Appiotti – kur erdhi tek unë për të shoqëruar gruan e tij. E vizitova dhe e vura re problemin: ai nuk bëri asnjë korrigjim, por arriti të jetonte me astigmatizëm përmes përshtatjes. E thënë thjesht, ai e kompensoi atë me fokus spontan, duke i shtrënguar sytë.”

Performanca e tij në fushë do të rritet falë reagimit më të mirë.

“Perceptimi i një objekti, për shembull një gjuajtje nga distanca, do të vijë shumë më shpejt. Kjo do të ndihmojë që përgjigjja nga sytë apo duart të jetë më e shpejtë dhe do të zvogëlojë incidencën e lëndimeve, me përgjigje më të shpejta të muskujve.”

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...