Francë

Portieri i përgjërohet Neymar: Mos shëno, kam familjen në stadium! Nëse të ndal, bëhem hero…

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, PSG zbriti në fushë si kampione e Francës ndërsa përballë kishte Troyes, skuadër që gjithashtu ka siguruar qëndrimin në Ligue 1 edhe për sezonin e ardhshëm. Me të dyja ekipet të relaksuara nga objektivat, 90-minutat prodhuan katër gola me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2.

Ndërkaq, një episod për t’u theksuar ishte ai i minutës së 25-të kur PSG fitoi penallti dhe nga 11-metrat u paraqit Neymar. Para se të ekzekutonte penalltinë, portieri i Troyes, Jesse Moulin ishte autor i një kërkese të pazakontë ndaj brazilianit.

36-vjeçari iu afrua Neymar dhe i kërkoi t’i tregonte krahun e penalltisë pasi nëse do t’ia dilte të priste goditjen atëherë do të shihej si një hero, aq më tepër që edhe familja e tij ishte në stadium.

“Iu afrova dhe i thashë se nëse unë i prisja penalltinë, atëherë do të kthehesha në një hero. Neymar nisi të qeshte, por unë insistova dhe iu luta që të paktën të më tregonte krahun nga do të godiste. I thashë se në stadium ishte mamaja, babai, vëllezërit dhe gruaja ime. Ata të gjithë i kishin sytë tek unë dhe i thashë se doja t’i bëja krenar. Neymar vazhdonte të qeshte dhe më tha të zgjidhja krahun në të cilin do të hidhesha.

Por, unë këmbëngula dhe i thashë sërish të më tregonte krahun nga do të godiste, nuk më tregoi asgjë. Prandaj në fund ngela në mes të portës pa bërë asgjë”, u shpreh Moulin ndërsa nga ana tjetër, Neymar nuk tregoi aspak mëshirë dhe nuk e mori parasysh kërkesën e portierit kundërshtar duke shënuar golin numër 12 në kampionat.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency