Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Portieri jashtë Europës, Koliçi-Kukësi divorc i paralajmëruar

Enea Koliçi është emri i rëndësishëm që do të mungojë në aventurën e Kukësit në aventurën në Champions League. Një zgjedhje e klubit, që vendosi ta mbajë portierin jashtë listës së skuadrës që do të luajë me La Valetan.

Edhe pse ka bërë bujë, vendimi nuk erdhi si befasi. Kjo edhe për faktin se sinjalet që Kukësi nuk do të mbështetet te Koliçi kanë ardhur prej kohësh.

Portieri është aktivizuar vetëm në të parën, nga tre miqësoret që veri-lindorët zhvilluan gjatë fazës përgatitore në Slloveni, ndërsa më pas trajneri Pacult zgjodhi që në portë të luante Maloku.

Gjithashtu, në testin e fundit, të luajtur në “Selman Stërmasi” ndaj Kastriotit në fushë zbriti Stivi Frashëri, i cili është rikuperuar dhe pritet të jetë ai titullari kundër Valetës, të martën e ardhshme më 11 korrik në ndeshjen në “Loro Boriçi”.

Koliçi humbi vendin e titullarit prej sezonit të kaluar te Kukësi, ndërsa një tjetër arsye përse klubi vendosi ta linte jashtë listës së Champions është edhe fakti që portierit i përfundon kontrata menjëherë pas kupave të Europës dhe do të jetë i lirë të zgjedhë një skuadër tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...