Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Portieri kuqeblu rezulton pozitiv, ndryshon orari i ndeshjes Napoli-Genoa

Portieri i Genoas, Mattia Perin është futbollisti i radhës i Serisë A që infektohet nga koronavirusi. Gardiani kuqeblu ishte në shtëpi dhe kishte njoftuar drejtuesit për temperaturë, ndërsa menjëherë ishte hequr nga lista e të grumbulluarve.

Lajmi u dha nga vetë klubi gjenovez dhe u konfirmua edhe nga trajneri Maran, i cili shtoi se tani të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen ritestimit, për të parë nëse ndonjë tjetër lojtar mund të jetë infektuar nga Covid-19.

Ndërkohë avioni që duhej të çonte Genoan në Napoli për përballjen e nesërme, ishte planifikuar të nisej në orën 15:00, por për shkak të ritestimit, u shty dhe u vendos të fluturojë vetëm nesër në mëngjes.

Pikërisht për këtë arsye, Liga e Serisë A vendosi që edhe ndeshja Napoli-Genoa të shtyhet me tre orë, pra të startojë në orën 18:00, ndryshe nga sa ishte parashikuar për në orën 18:00. Kështu kuqeblutë do të kenë pak orë më tepër kohë për t’u çlodhur në Napoli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...