Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Portieri shqiptar rrëfen emocionet e takimit me Buffon

Elhan Kastrati, prej këtij sezoni është bërë pjesë e Cittadellës në Serinë B italiane, teksa gardiani shqiptar është një titullar fiks i kësaj skuadre dhe pretendon ngjitjen në elitë.

Së fundmi, Kastrati ka përjetuar një emocion të veçantë duke qenë se më datë 28 tetor, Cittadella e Kastratit priti në shtëpi Parmën e Bufon me miqtë që triumfuan me rezultatin 1-2.

Por, zhgënjimin e humbjes së ndeshjes, Kastrati duket se e ka kaluar me faktin e të takuarit së një legjende si Buffon. Së fundmi, në mediat italiane, 24-vjeçari shqiptar ka folur për përshëndetjen e afërt me ishin e Juventus, ndërsa tregon se ia ka dalë t’i marrë edhe fanellën.

“Isha në dalje të fushës dhe ai erdhi i pari për të më përshëndetur. Më emocionon të luaj kundër tij, është një mit. E kam parë gjithnjë nëpërmjet televisionit, imagjinojeni si ishte të ndaja fushën me të. Në fund isha i joshur për t’i kërkuar fanellën, por më humbi dhe ai u fut në dhomat e zhveshjes.

Por, në një moment, magazinieri i Parmës më pyeti nëse doja të shkëmbeja fanellën me Buffon. Shkova menjëherë te ai për t’i çuar fanellën dhe biseduam për pak. Ishte shumë bukur, një nga ato momente që do ta mbaj mend gjithnjë”, u shpreh Kastrati.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...