Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Portierin e Lensit do ta kishte zili edhe Loris Karius! (pamjet)

Kush mendon se Loris Karius është një “legjendë” e pakonkurrueshme e gafave në futbollin e sotëm, e ka gabim. Një tjetër portier tregoi në një sfidë shumë të rëndësishme, së budallallëku nuk paska kufi.

Në takimit e kthimit të play out-it, mes Dijon dhe Lens, në kampionatin francez, protagonist absolut, sigurisht jo në aspektin pozitiv, u bën “gardani” i Lensit, Jérémy Vachoux.

Deri në minutën e 70-të, rezultati ishte 1-1 (aq sa kishte përfunduar edhe takimi i parë), por pikërisht 20 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, shpalosi “talentin” e tij prej dribluesi Vachoux, duke u dhënë mundësi sulmuesve të Dijonit të kalonin në epërsi 2-1, ndërsa në minutën e 90-të, bëri një dalje të pakuptueshme, duke nxjerrë blof mbrojtësin, i cili tentoi t’i kthente topin pas me kokë, por që u shndërrua në asist për sulmuesin e Dijonit. Përfundimisht 3-1 për vendësit, që siguruan mbijetesën në Ligue 1, ndërsa portieri i Lensit, Vachoux, me këtë paraqitje për të vënë duart në kokë, rivalizon denjësisht Lorik Kariusin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...