Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Porto “makineri” parash, 800 mln fitime nga shitjet në një dekadë!

Eder Militao tashmë është zyrtarisht pjesë e Realit të Madridit. 21-vjeçari pas vetëm një sezoni do të largohet nga Porto, teksa ka firmosur për Los Blancos deri në vitin 2025 duke u bërë kështu blerja e parë për sezonin e ardhshëm ku tek Reali parashikohet një revolucion i vërtetë.

Transferimi i Militao te Real Madridi do të dërgojë 50 milionë euro në arkën e Porto. Në dekadën e fundit, klubi portugez është bërë një “makinë e vërtetë” për të bërë para me shitjet e talenteve të tij, aq sa në këtë periudhë shifra ka arritur pothuajse 800 milionë euro.Në dhjetë vitet e fundit, “dragons” kanë grumbulluar 790.7 milionë euro nga shitja e lojtarëve, një shifër që e “shenjtëron” atë si klubin e dytë më produktiv në këtë drejtim, pas Borussia Dortmund. Verdhezinjtë e Bundesligës kanë përfituar 930 milionë euro në këtë dekadë.

Në vendin e tretë është e habitshme të shohim Real Madridin, një klub i konsideruar si blerës yjesh, por që ka grumbulluar 751 milionë euro në dhjetë vitet e fundit nga shitja e lojtarëve. Porto kanë qenë në gjendje të shesë për shuma të majme lojtarë të tillë si Pepe, James, André Silva, Hulk dhe James. Ato janë disa prej xhevahirëve të klubit portugez, që kanë pasuruar arkën e Portos. Duke marrë parasysh vetëm 10 shitjet më të shtrenjta të 10 viteve të fundit, Porto ka përfituar pothuajse 390 milionë euro, një shifër që e vendos atë si një nga klubet më produktive në shitje të kontinentit të vjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...