Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Portugalia bën formalitetin ndaj Lihtenshtajnit, Ronaldo dygolësh dhe rekord

Portugalia e nis me poker golash aventurën nën drejtimin e Roberto Martinez. Për trajnerin spanjoll të sapoemëruar te luzitanët, nuk ishte starti më i mirë të testuar skuadrën e tij, gjithsesi fitorja me rezultatin 4-0 mund të konsiderohet premisë pozitive për të pasur sukses në drejtimin e përfaqësueses.

Luzitanët “asfaltuan” Lihtenshtajnin, që nuk i krijoi asnjë rrezik, duke i shënuar 4 gola, 2 prej të cilëve erdhën nga Cristiano Ronaldo.

Që do të ishte një formalitet, kjo u duk që pas 8 minutash lojë, kur Joao Cancelo mposhti portierin Benjamin Buchel.

Diferencat ishin të dukshme që në pjesën e parë, sidoqoftë në të dytën, portugezët thelluan avantazhin, duke fundosur kombëtaren modeste. Bernardo Silva shënoi vetëm dy minuta pas startit të pjesës së dytë, ku përfitoi nga një top jo i larguar siç duhet në zonë.

Cristano Ronaldo konvertoi saktë 11-metërshin në të 51′. Portieri e kuptoi krahun, por nuk arriti të ndalë goditjen e 38-vjeçarit.

Lexo edhe: 

Ish-lojtari i Manchester United realizoi direkt nga goditja e dënimit në minutën e 63′, duke goditur fort në krahun e Buchel, që edhe njëherë tjetër u gjend i pashpresë. Rekordet nuk ndalen për Cristiano Ronaldon. Tanimë, jo vetëm golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve, por edhe lojtari me më shumë prezenca në ndeshjet e përfaqësueseve, me plot 197.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...