Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Portugalia lë jashtë Cristiano Ronaldon!

Trajneri i Portugalisë Fernando Santos ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit nëntor, miqësoret ndaj Arabisë Saudite në datë 10 dhe atë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në datën 14. Në listën e 24 emrave të thirrur nga trajneri  përfaqësueses luzitane bie në sy mungesa e yllit të skuadrës Cristiano Ronaldo, i cili është lënë jashtë këtyre dy takimeve nga Fernando Santos, pasi bëhet fjalë vetëm për 2 ndeshje miqësore dhe Cristianos i është dhënë mundësia të përgatitet në mënyrën më të mirë për sfidat e ardhshme me Realin e Madridit dhe më konkretisht për derbin ndaj Atleticos që do të zhvillohet në 18 nëntor.

Ja dhe lista e plotë.

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe), José Sá (FC Porto).

Mbrojtës: Antunes (Getafe), Edgar Ié (Lille), Kevin Rodrigues (Real Sociedad), João Cancelo (Inter), Luís Neto (Fenerbahçe), Nélson Semedo (Barcelona), Pepe (Besiktas), Ricardo Ferreira (SC Braga), Ricardo Pereira (FC Porto).

Mesfushorë: Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Sporting), Danilo Pereira (FC Porto), João Mário (Inter), Manuel Fernandes (Lokomotiv) , Rúben Neves (Wolverhampton).

Sulmues: André Silva (Milan), Bruma (RB Leipzig), Éder (Lokomotiv), Gelson Martins (Sporting), Gonçalo Guedes (Valência),  Rony Lopes (Mónaco).

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...