Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Portugalia në histori, fiton edicionin e parë të Ligës së Kombeve!

Portugalia e Cristiano Ronaldos fiton edicionin e parë të Nations League dhe shkruan emrin në librat e historisë. Në Estadio do Dragao të Portos, luzitanët mposhtën 1-0 Holandën falë një goli të Goncalo Guedes në pjesën e dytë, duke bërë të tyrin trofeun e Ligës së Kombeve. Portugalia arriti kështu një tjetër sukses të rëndësishëm pas triumfit në Euro 2016-të. Një fitore e merituar për portugezët që të shtyrë edhe nga publiku vendas, luajtën më mirë se Holanda. Tulipanët u kujtuan vetëm pasi pësuan golin për të sulmuar por edhe pse vunë në rrezik Rui Patricion në disa raste, nuk arritën të gjenin golin e barazimit dhe në fund ishte legjitime për skuadrën e Fernando Santos. Portugalia u konfirmua edhe njëherë tjetër se në shtëpi është e pathyeshme teksa humbjen e fundit e ka pësuar në vitin e largët 2014, ndaj Shqipërisë në startin e eliminatoreve të Euro 2016.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...