Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Portugalia “shtypet” nga “Panzer”-at, Gosens “ylli” i përballjes

Humbja ndaj Francës ishte thjesht një ëndërr e e një nate vere për Gjermaninë, teksa kundër portugezëve rikthehet ajo skuadër e frikshme që i kishte munguar futbollit në përgjithësi dhe tifozve të “Panzer”-ave në veçanti. Skuadra e Joachim Lowe mposht thellë dhe me përmbysje Portugalinë e Cristano Ronaldos në shifrat 4-2.
Gjermanët do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të, por rrjeta e Gnbary-t do të anulohej për pozicion jashtë loje të Gosens, i cili dha asistin e golit.

Pas këtij episodi do të festonin luzitanët falë Ronaldos që pas vetëm 15 minutash lojë do t’u jepte avantazhin të tijve. Gjithsesi, reagimi i kundërshtarit do të ishte i menjëhershëm, duke ushtruar presing të vazhdueshëm. Nuk do të shënonin vetë, por të ndihmuar edhe nga një devijim i Dias në të 35-ën, rikthyen ekuilibrat në rezultat.

Pa e marrë mirë veten nga goli i pësuar, mbrojtja portugeze gabon sërish, pasi këtë herë është Guerreiro ai që u jep sërish mundësi gjermanëve për të festuar. Brenda pak minutave “Panzer”-at përmbysin gjithçka, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë sërish Gjermania do të gjente forcën për t’i dhënë një tjetër goditje të rëndë portugezëve, Kai Havertz ia del të finalizojë.

Presingu nuk u ndal asnjë sekondë dhe gjithçka do të konkretizohej me një tjetër gol, ku në listën e protagonistëve do të përfshihej edhe Gosens. Portugalia provon ta bëjë humbjen më pak të dhimbshme, por finalizimi i Jotas në minutën e 67-të, nuk u mjafton luzitanëve që mposhten në shifrat 4-2 përballë një Gjermanie të frikshme.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...