Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Portugalia skuadra e 17-të që kualifikohet zyrtarisht në Europian, Ronaldo nuk kap kuotën 100!

Portugalia e Cristiano Ronaldos është skuadra e 17-të që siguroi një biletë për të marrë pjesë në fazën finale të Euro 2020. Kampionët në fuqi të Europës plotësuan të gjitha pritshmëritë duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Luksemburgut modest me Cristianon që ende nuk e arriti kuotën e 100 golave me përfaqësuesen luzitane por gjithsesi arriti të linte shenjë në këtë sfidë.  Bruno Fernandes u dha avantazhin portugezëve në minutën e 39-të ndërkohë që ylli i Juventusit mbylli llogaritë në minutën e 86-të me golin e 0-2 i 99-ti për të në karrierë me Portugalinë pasi për të kapur kuotën 100 i nevojitej një dygolësh. Me këtë fitore skuadra e Fernando Santos ruajti vendin e dytë në grupin B me 17 pikë, 3 më shumë se Serbia që barazoi 2-2 ndaj Ukrainës në Beograd në një ndeshje pa spektatorë. Tadic fillimisht me penallti dhe më pas Mitrovic kaluan dy herë në avantazh serbët por Yaremchuk dhe Besiedin në minutat shtesë i dhanë një pikë Ukrainës që ishte kualifikuar më herët dhe e mbylli grupin B në vendin e parë në kuotën e 20 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...