Futboll

Portugezi shkëlqen me Marseille, Arsenal “pendohet” për huazimin

Nuno Taveres ishte protagonist absolut në suksesin e Marseille në javën e parë përballë Reims.

Portugezi vendosi të pranonte huazimin këtë merkato, pasi Arteta i bëri me dije se hapësirat do të ishin të vogla në Londër dhe 22-vjeçari ndoqi hapat e Saliba dhe Guendouzi.

Në “Velodrome”, Taveres ishte i papërmbajtshëm duke shënuar një gol të gjithin personal dhe duke marrë pjesë në çdo aksion të marsejezëve.

“Ne kemi Zinchenko-n në atë pozicion dhe po ashtu edhe Kieran, të cilët janë shumë të mirë dhe të fortë. Besoj se huazimi, ishte zgjidhja më e mirë e Nunos“-kështu shprehej Arteta pak javë më parë, ndërkohë që mediet britanike kanë nisur ditën e hënë me një pyetje për trajnerin spanjoll: “Hey Arteta, a e pe çfarë bëri Nuno?”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency