Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Post derbi, Superioria spikat me duelin Shkëmbi-Shehi, Kukësi synon kreun

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani ishte vetëm antipasta e javës së 6-të të Kategorisë Superiore që do të vijojë këtë të shtunë  me 4 sfida të tjera shumë interesante që do të mbyllin këtë raund. Në orën 15:45 Gentian Mezani do të kërkojë mrekullinë e dytë në stolin e Luftëtarit, edhe pse këtë herë ka një mal të lartë për të ngjitur pasi në fushën asnjanëse të Elbasan Arenës do të sfidojë Kukësin vendas që në këtë sezon luan jashtë shtëpisë. Skuadra e Armando Cungut është në një moment të shkëlqyer dhe do të kërkojë të përfitojë nga dueli i vështirë që ka Skënderbeu në Durrës pse jo për të kaluar korçarët në renditje dhe për t’iu bashkangjitur Partizanit në krye të klasifikimit në kuotën e 13 pikëve. Në orën 15:45 do të luhet edhe takimi tjetër mes Kamzës dhe Laçit me kurbinasit që do të kërkojnë të ruajnë pathyeshmërinë edhe pse në Kamëz do ta kenë shumë të vështirë këtë mision pasi vendasit e Duros sot kanë një objektiv të vetëm fitoren. Në orën 18:45 luhen edhe dy sfidat e fundit të javës së 6-të kjo edhe për faktin se Superioria do të rikthehet në mesjavë me javën e 7-të. Në Durrës dy miq të vjetër do të sfidojnë njëri-tjetrin. Bledi Shkëmbi përballë Orges Shehit. Ish kapiteni i korçarëve do të synojë t’i vendosë një stërkëmbësh në garën për titull, Skënderbeut të tij ashtu siç do të kërkojë të bëjë ish portieri Shehi me Teutën skuadrën ku luajti për 10 vite dhe ku hodhi hapat e tij të parë në karrierë. Në Vlorë Flamurtari ndërkohë pret Kastriotin në një sfidë që duhet fituar me çdo kusht nga vlonjatët të cilët synojnë të kthehen te fitorja pas 2 humbjesh rresht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...