Serie A

Postimi i Canës: Ju lumtë, Thomas dhe Lazio!

Edhe Lorik Cana përfshihet në entuziamin e fitores së pabesueshme të Lazios në fushën e Juventusit, falë Thomas Strakoshës, që i mohoi golin në minutat shtesë Paulo Dybalas nga pika e bardhë e penalltisë. Si ish-futbollist lacial, kapiteni historik i Shqipërisë nxitoi të shkruante në rrjetet sociale për suksesin e bardhekaltërve në “Juventus Stadium”: “Bravi, Thomas dhe Lazio!” Pak fjalë, por me zemwër Cana, që e ka veshur për plot katër sezone fanellën e Lazios.

Numri 1 i Lazios, në fakt ka fituar simpatinë e të gjithëve. Pas ndeshjes, teksa i kanë kujtuar edhe postimin e Canës, Strakosha u shpreh: “Cana? Është një njeri i madh dhe ka qenë një futbollist i madh. I ndihmonte të gjithë me këshillat e tij në fushën e blertë.”

To Top