Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Potter e nis me diplomaci te Chelsea, kërkon të ngjitë atë që u thye me Tuchelin

Trajneri i ri i Chelsa, Graham Potter, premton të bëjë histori duke ndërtuar marrëdhënie respekti dhe besimi me skuadrën, në kontrast me paraardhësin e tij, Thomas Tuchel, që u penalizua nga raporti i tij në dhomat e zhveshjes. Ish-trajneri i Brightonit u prezantua në qendrën stërvitore Cobham për të nënshkruar kontratën dhe fotot zyrtare. Pas fotove me bashkëpronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali, 47-vjeçari dha intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit, teksa u shpreh.

“Është fillimi i një aventure emocionuese, me pronarë të rinj, të cilët më impresionuan, së pari si njerëz dhe me vizionin e tyre për klubin. Historia e këtij klubi flet vetë, por tani duhet ta krijojmë atë sërish, sipas mënyrës sonë”.

Ndërkohë që Tuchel humbi vendin e punës pas marrëdhënieve të kompromentuara në dhomat e zhveshjes, Potter shfaqet në kontrast të plotë me gjermanin, teksa flet për mënyrën e tij të punës.

“Është e pabesueshme dhe një ndër i madh për mua të jem pjesë e historisë së këtij klubi. Na duhet të krijojmë një skuadër që konkurron, ku ka respekt për njëri-tjetrin, ku ka ndershmëri dhe ku të gjithë punojnë bashkë, ndaj është një kombinim i futbollit dhe vlerave njerëzore, ku ne do të ndërtojmë punën tonë. Mendoj se duhet të kuptosh se lojtarët janë njerëz së pari dhe çelësi është t’i kuptosh dhe t’i motivosh dhe në bazën e kësaj të ndërtosh marrëdhëniet, të komunikosh në mënyrë efektive çdo ditë. Pika ime e fillimit është që të jem pikësëpari njeri.”

Potter nënshkroi kontratë 5-vjeçare si pasuesi i Thomas Tuchel, që u pushua javën e kaluar pas disfatës 1-0 me Dinamon e Zagrebit. Sfida e tij e parë si trajner i bluve do të jetë përplasja sërish në Champions, e para për të në këtë kompeticion, kundër Salzburgut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...