Brighton – Chelsea do të jetë sfida speciale e të shtunës në Premier League. Trajneri i “bluve të Londrës” Graham Potter në më pak se 2 muaj do të rikthehet në “Amex Stadium”, por këtë radhës si kundërshtar.
Anglezi këtë sezon qëndroi në krye të “pulëbardhave” deri në sfidën përball Leicester, ku Brighton triumfoi me rezultatin 5-2.Më pas Potter mori vendimin për tu larguar dhe nisi një eksperiencë të re me Chelsean.
Në krye të “pulëbardhave” erdhi një trajner Italian, eksperienca e parë për të në Premier League. Roberto De Zerbi menjëherë pati një provë të vështirë përball Liverpool në “Anflied”. Tekniku ja doli mbanë të merrte një barazim me tepër vlera me rezultatin 3-3, duke bindur që në sfidën e tij të parë në krye të Brighton. Pavarësisht kësaj De Zerbi ende nuk ka arritur të marrë triumfin e parë me Brighton, pasi në pesë sfida deri më tani, ai i ka humbur tre dhe dy të tjerat kanë përfunduar barazim.
Megjithatë kjo sfidë do të jetë tepër speciale jo vetëm për De Zerbin por për të gjithë ambientin e Brighton. “Pulëbardhat” ende nuk e njohin fitore që kur nga ekipi është larguar Potter dhe synimi kryesor në këtë sfidë është padyshim triumfi, që do të dhuronte emocione të madhe.
Situata e Potter te Chelsea është ndryshe nga ajo e De Zerbit, pasi anglezi ende nuk e ka përjetuar humbjen e parë. Ai ja ka dalë mbanë të rikthej londinezët te rezultatet pozitive, duke hedhur pas zhgënjimin e fillimin të sezonit me Thomas Tuchel në krye të Chelseat.
Padyshim synimi i Potter është rikthimi te fitorja në Premier League pas dy barazimesh radhazi, por në këtë sfidë do ta ketë të vështirë, pasi do t’i duhet të triumfojë kundër të shkuarës së tij. Si gjithmonë sfida do të transmetohet live vetëm në DigitAlb/ SuperSport prej orës 16:00.
