Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Potter “tremb” Milanin para ndeshjes, nuk e fsheh admirimin për yllin e kuqezinjve

Milani dhe Chelsea do të përballen dy herë në harkun e 6 ditëve, me aktin e parë që është programuar të luhet sot në mbrëmje, në “Stamford Bridge”, teksa trajneri i londinezëve, Graham Potter ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

E pamundur t’u shmangej pyetjeve mbi sulmuesin kryesor të kuqezinjve, Rafael Leao, i cili po bën shumë mirë me Milanin, por që mediat e lidhin me një transferim te Chelsea verën e ardhshme.

“Leao është një futbollist i nivelit të lartë, që po bën shumë mirë te Milani dhe natyrisht që duhet të bëjmë kujdes ndaj tij nesër. Të ardhmes nuk i dihet, por për momentin ai është lojtar i Milanit dhe unë nuk dua të flas për lojtarë të tjerë, përveç atyre të Chelsea-t”, u shpreh Potter.

Sa i përket formacionit, trajneri anglez u tregua i rezervuar, megjithatë zbuloi se në portë do të luajë Edouard Mendy, ndërsa në sulm ka një balotazh mes Aubameyang dhe Brojës.

“Nuk e kam vendosur ende formacionin për nesër, pasi kemi ende edhe një seancë stërvitore, por në portë do të luajë Mendy. Sa i përket Aubameyang, në fund të verës kaloi një traumë dhe nuk ka rikuperuar ende siç duhet në aspektin psikologjik, megjithatë jam i bindur që do të shënojë shumë gola për ne. Gjithsesi për ndeshjen ndaj Milanit mund të luajë qoftë ai, qoftë Broja, pasi të dy kanë besimin tim dhe po punojnë shumë”, u shpreh Potter.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...