Boks

Povetkin hedh “konck-down” britanikun White dhe fiton titullin e përkohshëm botëror

Alexander Povetkin fitoi titullin e përkohshëm botëror në peshat e rënda, në versionin WBC, teksa mundi me knock down boksierin britanik Dillian Whyte. Për të ardhur keq që në Brentwood, një qytet në Zonën e Essex-it, në Lindje të Anglisë, kjo përballje u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e spektatorëve, megjithatë ishte një duel vërtet i veçantë dhe një ndeshje që hyn te klasiket e këtij sporti, për nga mënyra se si u zhvillua dhe se si rrodhën ngjarjet në fund.

Në tre raundet e para të sfidës 32-vjeçari me origjinë xhamajkane boksoi më mirë se sa veterani rus, madje në raundin e katërt Dillian Whyte e çoi dy herë në gjendje knock out-i 40-vjeçarin nga Kursku, sidoqoftë i ndodhur në pozita të tilla, tepër të vështira, Sasha fitoi duelin në mënyrën më të mirë të mundshme në fillimin e raundit pasardhës me një grusht të vetëm, më saktë me një të majtë të fortë nga poshtë, pas së cilës përfundoi gjithçka.

Pavarësisht ndeshjes së tij shumë të mirë, kjo disfatë i hoqi përfundimisht mundësinë për të sulmuar titullin botëror në Federatën WBC boksierit të lindur në Karaibe, pas një forme të shkëlqyer që pati treguar në 1.000 ditët e mëparshme në këtë peshë. Dillian Whyte, që në të kaluarën e tij është marrë edhe me kickbox dhe artet e përziera marciale u paraqit në këtë përballje me 27 fitore në 28 takime, 18 prej të cilave me knock out, ndërsa humbjen e vetme 32-vjeçari e kishte pësuar në dhjetorin e vitit 2015 në Londër, në “O2 Arena” me boksierin e famshëm anglez Anthony Joshua, një ndeshje që asokohe ishte e vlefshme për titullin britanik, atë të Commonwealth-it si dhe versionin ndërkombëtar të Federatës WBC në peshat e rënda.

“The Villain” e nisi mirë takimin, duke e mbajtur urtë që në start kundërshtarin e tij. Dillian Whyte zhvilloi tre raunde shumë pozitivë, duke miksuar më së miri forcën, ekuilibrin si dhe vetëpërmbajtjen, për të përballuar në mënyrën e duhur një ndeshje të këtij niveli. Në raundin tjetër gjyqtari kryesor u shtrëngua për të numëruar dy herë, pasi “luani i bardhë” u gjend në vështirësi prej sulmeve të përllogaritur mirë dhe të përfunduar me të majta të hidhura, pas kombinimeve të shpejta të boksierit britanik.

Në muajin shkurt, pra përpara se të fillonte izolimi në masë për shkak të pandemisë së koronavirusit, revista prestigjioze amerikane The Ring e klasifikoi boksierin e lindur në Port Antonio në vendin e tretë, përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm të peshave të rënda. Për hir të së vërtetës edhe në fillimin e raundit të pestë Whyte u duk mirë, megjithatë kur të gjithë prisnin grushtin që do të mbyllte përfundimisht llogaritë e këtij takimi, duke i hapur rrugën në këtë mënyrë boksierit nga Karaibet për të sulmuar titullin botëror në këtë kategori, pikërisht atëherë erdhi edhe përgjigja rrufe nga ana e “kalorësit rus”.

Kur kishin mbetur edhe dy minuta e 36 sekonda që të përfundonte raundi i pestë Alexander Povetkin lëshoi në fraksionin e sekondës, në mënyrë të papritur, një “uppercut” të fortë dhe të pamëshirshëm me të majtën, në mjekrën e kundërshtarit, që mbylli përfundimisht historinë e kësaj sfide. Dillian Whyte u gjend i papërgatitur dhe krejtësisht i pambrojtur, nga ajo e majtë nga poshtë, vërtet shumë e shpejtë dhe për pasojë boksieri britanik përfundoi knock down, madje u nevojit ndërhyrja e stafit mjekësor dhe minuta të tëra që 32-vjeçari të ngrihej përsëri në këmbë dhe të merrte veten, nga ai grusht i fortë, me shumë gjasa grushti më i mirë që ka lëshuar Sasha gjatë gjithë karrierës së tij.

Në përfundim Dillian Whyte nuk ishte në gjendje për të folur dhe u largua pa u intervistuar nga mediat, gjithsesi më pas boksieri britanik postoi një mesazh në Twitter, ky pyeste promotorin e njohur anglez Eddie Hearn për një mundësi rindeshjeje, brenda këtij viti. 41-vjeçari londinez konfirmoi se Whyte do ta ketë mundësinë për t’u rindeshur, mbetet thjesht për t’u përcaktuar koha dhe vendi i sfidës tjetër me “luanin rus”. Një fund i papritur dhe mbi të gjitha emocionues i kësaj përballje, që konfirmon në mënyrën më të mirë edhe befasitë e mëdha që mund të prodhojë një duel i tillë, i peshave të rënda, ku një grusht i vetëm mjafton për të fituar ndeshjen.

Me këtë triumph Alexander Povetkin fitoi titullin e përkohshëm në peshat e rënda, në Federatën WBC, duke u ngjitur në kuotën e 36 fitoreve në karrierë, 25 prej të cilave me knock out. Përveç barazimit në Arabinë Saudite me boksierin nga Shtetet e Bashkuara Michael Hunter, Povetkin numëron edhe dy humbje në karrierën e tij 15-vjeçare si boksier profesionist: me ukrainasin Wladimir Klitschko-n në Moskë, 7 vjet më parë, si dhe në shtatorin e vitit 2018 në Wembley, me kampionin e botës të peshave të rënda në Versionet IBF, WBO dhe WBA Anthony Joshua.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency