Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Pozitiv me Covid-19, Berrettini humbet Wimbledon: Mu thye zemra

Matteo Berrettini është i detyruar të largohet nga Wimbledon për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë tenisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Më është thyer zemra! Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit. Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test të mëtejshëm këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë të përfshirëve në turne. Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Kështu numri 6 i tenisit botëror humbet një nga turnetë më të rëndësishëm të këtij sporti. Italiani do duhej të përballej sot në orën 14:00 me Garin, megjithatë vetë 26-vjeçari njoftoi se nuk do të ketë më mundësi ta vazhdojë këtë rrugëtim.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...