Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pozuan me kufomën e Maradonës, punonjësit e agjencisë funerale kërcënohen me vdekje

Rëndohet edhe më shumë situata e punonjësve të agjencisë funerale që guxuan të bëjnë selfie me kufomën e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, sepse pas indinjatës në rrjetet sociale, tani po përballen me kërcënime për jetën e padi gjyqësore.

Kështu të tre punonjësit janë shkarkuar menjëherë nga puna, ndërsa njëri prej tyre dha një intervistë për “Radio10” deklaroi se nuk ka bërë selfie dhe se po merr vazhdimisht kërcënime me jetë nga tifozë ultras të Boca Juniors.

“Gjithçka është një keqkuptim, pasi atë foto nuk e kam bërë unë. Atë e ka bërë dikush tjetër në mënyrë tinzare, ndërkohë që po rregullonim kufomën. Kam 25 vite që punoj në agjenci funerale dhe madje kam qenë i angazhuar edhe në ceremoninë e varrimit të babait të Diegos, në vitin 2015. Nuk mund t’ia lejoja vetes kurrsesi një gabim të tillë. Tani jo vetëm jam shkarkuar padrejtësisht nga puna, por kam marrë edhe kërcënime për jetën, ndërsa së fundi kam parë njerëz të dyshimtë të kalojnë para portës së shtëpisë time”, u shpreh një nga punonjësit e agjencisë.

Deklarata e tij duket më shumë si një shfajësim, për të shmangur një padi gjyqësore nga ana e familjarëve të Maradonës, ndërkohë autoritetet policore në Buenos Aires janë udhëzuar të mbajnë në mbikëqyrje banesat e tre punonjësve të agnencisë, për të shmangur çdo rrezik për jetën e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...