Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prag derbi/ Milani dhe Interi rinovojnë me dy titullarë, detajet e akordeve

Derbi i Milanos po afron, Interi dhe Milani do të përballen mes tyre të shtunën në “San Siro” (18:00), sfidë tepër e rëndësishme për titullin kampion. Zikaltrit vijnë më komodë në këtë ndeshje, pasi kryesojnë me 4 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Drejtuesit e dy klubeve po punojnë në lidhje me rinovimin e dy titullarëve të mesfushës: Ismaël Bennacer dhe Marcelo Brozovic. Algjeriani ka arritur akordin me drejtuesit e Milanit për të zgjatur kontratën deri në 2026 (aktualja i përfundon në 2024).

Rroga e Bennacer do të rritet në 3 milionë euro në sezon + bonuse. Marrëveshje ka edhe në lidhje me Brozovic, me Inzaghin që i plotësohet dëshira për ta pasur sërish në skuadër shtyllën e mesit të fushës.

Kroati ndodhet në vitin e fundit të kontratës, interesimi nga klubet e Premier League nuk mungon, por ai do të vazhdojë të garojë me fanellën e Interit. Mediet italiane zbulojnë edhe detajet e akordit.

29-vjeçari do të firmosë me kampionët e Italisë deri në 2026, teksa do të përfitojë një pagë sezonale prej 6 milionë eurosh + bonuse. Zyrtarizimi i rinovimit të Brozovic do të ndodhë përpara rikthimit të presidentit Zhang në Kinë.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...