Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prag derbi, mungesa e stabilitetit problemi i Tiranës

Tirana ndodhet në vendin e parë të renditjes në Superiore dhe synon që të ruajë fronin e kampionit. Megjithatë e ndjen presionin e Partizanit, që ka marrë tri pikë më pak.

Bardheblutë kanë një ekip të konsoliduar, por mungesa e stabilitetit është problemi që kanë hasur në ndeshjet e fundit. Në shtatë përballjet e fundit në të gjitha garat, të besuarit e Orges Shehit nuk kanë mundur që të marrin dy fitore radhazi.

LEXO EDHE: 

Ndërkohë kanë regjistruar katër fitore dhe tri humbje. Edhe pse nuk po kalojnë momentin më të mirë të mundshëm situata mbetet në favor të kampionëve.

Tirana jo vetëm kryeson kampionatin, por janë me një këmbë edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi mundën 1-4 në transfertë Kastriotin. Ndeshja e e kthimit do të jetë formalitet.

Bardheblutë kanë mbrojtjen më të fortë të kampionatit, teksa kanë një mesatare pësimi më të ulët se një gol për ndeshje. Në 23 javë janë ndëshkuar vetëm 18 herë. Tirana kërkon titullin e 27-të në histori, që do të ishte i treti në pesë vitet e fundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...