Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Prag Newcastle/ Një rikthim te Milani, Pioli u beson titullarëve të derbit

Pioli injoron forcën e Interit
Pioli injoron forcën e Interit

Milani duhet të harrojë sa më shpejt humbjen e tmerrshme 5-1 në derbin ndaj Interit. Për fatin e mirë të kuqezinjve, sfida e radhës është afër. Skuadra e Stefano Piolit luan të martën në mbrëmje përballë Newcastle (18:45).

Bardhezinjtë anglezë zbarkojnë në “San Siro”, dueli i parë i grupit më të fortë në Champions League. Grupit F ku bëjnë pjesë edhe PSG e Dortmundi. Trajneri Pioli është përballur me kritika pas turpërimit të radhës në derbi.

Të shumtë janë tifozët që kërkojnë shkarkimin e tij, edhe pse jemi vetëm në javët e para të sezonit të ri. Por a do të ndryshojë ai formacionin titullar?

Lexoni edhe:

I sigurt është rikthimi i Fikayo Tomorit, i cili ishte i pezulluar kundër Interit. Anglezi do të zërë vendin e Kjaer në qendër të prapavijës.

Ndërkohë që Pioli nuk ka ndërmend të ndryshojë titullarët e duelit kundër zikaltërve të Inzaghit, edhe pse Musah dhe Pobega “kërcënojnë” vendin e Reijnders në mesfushë.

Chukwueze shpreson ta nisë si titullar në krahun e djathtë të sulmit, por pritet që trajneri t’i besojë sërish amerikanit Pulisic.

Skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë e tifozëve në këtë moment delikat. Dhe ultrasit kuqezi janë gati të mbështetin pa kushte Milanin e tyre, si gjithmonë.

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...