Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Prapakthehu Starova, Partizani i refuzon dorëheqjen

Sulejman Starova deklaroi menjëherë dorëheqjen e tij nga drejtimi i klubit të Partizanit, pas humbjes turpëruese 5-0, dje ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Fillimisht u bë e ditur se vendin e tij do ta marrë përkohësisht zv.trajneri Klevis Dalipi, por duket se drejtuesit e klubit të kuq kanë bërë prapakthehu.

Ata kanë refuzuar të pranojnë dorëheqjen e Starovës nga ky post, duke e konfirmuar si trajner të Partizanit deri në fund të sezonit. Starova e mori drejtimin e të kuqve pas javës së 9, duke marrë vendin e Mark Iulianos, ndërsa në 6 javë ka regjistruar 2 humbje, 3 fitore dhe një barazim, duke grumbulluar 10 pikë në total.

Dështimi i djeshëm ishte vërtetë një befasi, për më tepër që të kuqtë vinin pas 4 takimesh pa humbje dhe po përgatiten për një fushatë të ‘nxehtë’ merkatoje në muajin janar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...