Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Prapaskena, Bari mposhti konkurrencën e Empolit për Memushajn

Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari në Serinë B. Sipas Gazzetta Dello Sport, futbollisti ka pranuar ofertën ekonomike të skuadrës puljeze dhe tashmë pret vetëm “ok” përfundimtar të Beneventos.
Në fakt, sikurse thekson kjo e përditshme, për futbollistin e Kombëtares Shqiptare kishte ardhur një ofertë edhe nga Empoli, por ajo e Barit ishte me kushte më të mira, ndaj Memushaj ka preferuar të jetë nën urdhrat e trajnerit Fabio Grosso.
Në prononcimin e fundit pas ndeshjes së humbur 3-0 në transfertë me Bolognan, vetë Memushaj u tregua i sinqertë, duke deklaruar se pavarësisht dëshirës për të qëndruar, nuk mund të betohej për vijimin e karrierës te skuadra nga Campania.
Zyrtarizimi i marrëveshjes, nga e cila Benevento do të përfitojë 500 mijë euro, pritet të ndodhë para fundjavës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...