Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Prapaskena e merkatos, Adli: Qëndrova te Milani falë një gënjeshtre!

Yacine Adli priti gjatë për momentin e tij. Mesfushori i Milanit “injorohej” vazhdimisht nga Stefano Pioli, por puna e madhe dhe durimi janë shpërblyer këtë sezon.

Gjatë së cilit 23-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje deri tani, duke shënuar edhe një gol në Serie A. Në një rrëfim për L’Equipe, Adli tregon edhe prapaskenat e merkatos verore.

Jam pjekur shumë te Milani. Unë nuk u dorëzova kurrë, sepse nuk isha keq në seancat stërvitore. Trajneri mendonte se duhej të hidhja një hap përpara në aspektin taktik, si të gjithë lojtarët që mbërrijnë në Serie A.

Duhej të përmirësohesha në aspektin mbrojtës. Në rolin e mesfushorit sulmues ishin Brahim Diaz, i cili po luante shumë mirë. Dhe Charles De Ketelaere, që ishte blerja më e madhe e verës.

Lexo edhe:

Unë isha ende në fazën e mësimit dhe përshtatjes. Dhe në hierarki ndodhesha pas tyre. Ishte e vështirë të merrja minuta. Gjithsesi, drejtuesit ishin të kënaqur me angazhimin tim dhe nuk donin të më shitnin.

E njëjta gjë edhe me Piolin. Nuk kam patur kurrë probleme me të, i respektoja zgjedhjet e tij si trajner. Ai ka qenë shumë i sinqertë në aspektin njerëzor.

Ai ndryshoi skemën dhe në fillimin e sezonit më tha: ‘Kemi bërë zgjedhje të tjera, duhet të gjesh një skuadër tjetër… ‘ E falënderova për ndershmërinë dhe i thashë se mund të besonte te serioziteti im derisa të largohesha.

Por më pas qëndrova, sepse punova fort. Trajneri më mori me vete në turneun miqësor në SHBA. Aty më tha që klubi po kërkonte një mesfushor me tipare mbrojtëse. Dhe se mendonte se atë rol mund ta bëja unë.

Iu përgjigja se kisha luajtur më parë në atë pozicion, edhe pse nuk ishte aspak e vërtetë”, kujton Adli – një personazh që ka hyrë në zemrat e popullit kuqezi – i cili ka fituar një rol të ri. Dhe mbi të gjitha ka nisur të luajë për Milanin e tij të dashur.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...