Kaka ka një miqësi të madhe me Neymar. Ish-ylli i Milanit, i cili fitoi gjithçka me fanellën kuqezi, ka zbuluar një prapaskenë të sulmuesit të PSG-së, i cili dëshironte të rikthehej te Barcelona në të kaluarën.
“Unë dhe Neymar jemi miq të ngushtë. Bisedojmë shumë me njëri-tjetrin dhe e di se në vitin 2019 ai kaloi një periudhë të keqe te PSG. Neymar donte të rikthehej te Barcelona.
Ai kishte probleme me tifozët, por sot është i lumtur. Tani është i fokusuar tek e ardhmja dhe e cilëson premtues projektin e klubit. Ai është i lumtur sot dhe shpreson të fitojë Champions League”, deklaroi Kaka për beIN SPORT.
Neymar e ka filluar shumë mirë sezonin e ri me kampionët e Francës dhe ndodhet në formë shumë të mirë sportive. Deri tani, 30-vjeçari numëron 11 gola dhe 9 asiste në të gjithë kompeticionet.
