Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prapaskena, Lautaro kishte firmosur me Atleticon para se ta merrte Interi (fotot)

Ishte dhjetor 2017 kur Atlético e Madrid mbylli marrëveshjen për blerjen e Lautaro Martínezit. Sulmuesi argjentinas , atëherë 20 vjeç, kishte spikatur te Racing, dhe klubi “bardhekuq” kishte lëvizur menjëherë. Përfaqësues të “Los Colchoneros” fluturuan drejt Argjentinës për t’i “rrëmbyer” firmën sulmuesit.

Sipas mediave lokale, Lautaro do të nënshkruante për gjashtë sezone me Atléticon, skuadër e cila do të paguante 12 milionë euro (klauzola e tij e largimit ishte nëntë milionë) dhe do të qëndronte te Racing deri në qershor në formë huazimi.

Gjithashtu, futbollisti kaloi ekzaminimet mjekësore në Buenos Aires dhe përfaqësuesi i tij , Roly Zárate, pranoi se me “99%” operacioni ishte i kryer.

Kaq, derisa në korrik 2018 Interi zyrtarizoi nënshkrimin e Lautaro Martínezit. Italianët kishin paguar dyfishin e shumës që kishte ofruar Atletico. Lautaro u bind nga Diego Milito për t’u veshur zikaltër. Milito, një ish i Interit, ishte shumë mik me Javier Zanettin. Klauzola e tij në atë periudhë kishte shkuar nga 12 milionë në 18 milionë.

Atlético mbeti pa Lautaron, me të cilin kishte rënë dakord për gjithçka, por futbollisti ndryshoi mendje në momentin e fundit. Gazeta “El Mundo Deportivo” ka mundur të sigurojë dokumentet që e vërtetojnë këtë. Janë dy fotografi në të cilat shfaqet Lautaro Martínez, duke buzëqeshur dhe firmosur kontratën që do ta lidhte me Atléticon, madje duke pozuar me dosjen (me stemën e klubit) që përmbante të gjithë dokumentacionin.

Katër vjet më vonë, vlera e lojtarit është trefishuar. Atletico, në atë kohë, mposhti konkurrencën e Dortmundit, por nuk ia doli të parakalonte Interin, që ofroi dyfishin për kartonin e sulmuesit, edhe pse vetë Lautaro kishte firmosur ca letra.

Është një nga ato historitë kurioze që bota e futbollit lë pas, e ngjashme me atë të Fernando Hierros kur nënshkroi në vitin 1989 me Realin e Madridit, teksa po atë ditë ishte qenë në “Vincente Calderon”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...