Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Prapaskena nga dhomat e zhveshjes, Mourinho “kërcënoi” lojtarët: Nuk jam mësuar të humbas!

Jose Mourinho është në sezonin e tij të dytë te Roma dhe duket se pavarësisht triumfit në finalen e sezonit të kaluar të Conference League në Tiranë ndaj Feyenoord, sërish është duke u munduar të ndryshojë mentalitetin e futbollistëve që ka në organikë. Së fundmi, nga Italia zbulojnë një prapaskenë nga dhomat e zhveshjes të Romës në ndeshjen e Europa League ndaj Betis të humbur me rezultatin 1-2. Teksa pjesa e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, Mourinho i drejtohet lojtarëve të tij se nuk mund të humbisnin në shtëpi.

“Për mua është e papranueshme të humbasim një ndeshje të tillë, mbi të gjitha një sfidë të cilën po e luajmë në shtëpi. Gjatë karrierës sime kam humbur shumë pak ndeshje në shtëpi dhe nuk kam për qëllim ta humbas këtë ndeshje. Ndoshta nuk iu intereson diçka e tillë, por mua po”, ishin fjalët e Mourinhos drejtuar lojtarëve në pushimin mes pjesëve në ndeshjen me Betis.

Gjithsesi, në fund, ekipi sërish e zhgënjeu portugezin pasi ndeshjen ndaj Betis e humbën me rezultatin 1-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...