Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Prapaskenat e merkatos, Rummenigge: Chiesa dhe Dybala ishin afër Bayern Munchen

Karl Heinz-Rummenigge i dha fund detyrës si drejtues i Bayern Munchen 30 qershorin e këtij viti. 66-vjeçari po punon si këshilltar strategjik i UEFA-s, teksa në rrëfimin e fundit për mediat italiane ka zbuluar dy prapaskena interesante që lidhen me dy lojtarë të Juventusit.

Federico Chiesa është i preferuari im tek Italia, sigurisht pas dyshes Chiellini-Bonucci. Ai është i ndryshëm nga Robben dhe Ribery, edhe pse më kujton disi Arjen kur niset me top në këmbë.

Chiesa driblon dhe godet portën. E pranoj, te Bayerni menduam për të kur ishte pjesë e Fiorentinës. Tani unë nuk jam më drejtues i klubit, por mendoj se skuadra është në rregull me lojtarët që ka në krah.

Po ju tregoj edhe një sekret tjetër: ishim të interesuar për Dybala kur ishte te Palermo dhe po bëhej gati të transferohej te Juventusi”. Në fund një koment për garën e titullit në Serie A.

Uroj të shpallet Interi kampion, por vlerësoj shumë edhe Napolin e Spallettit. Gjithsesi, unë mendoj se nuk duhet nënvlerësuar Juventusi, e nisën keq, por do e marrin veten”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...