Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Prapaskenat e merkatos së dimrit, mesfushori francez refuzoi Man UTD për Frankfurt

Houssem Aouar është vendosur në qendër të vëmendjes te Lyon, pasi mesfushori u ka komunikuar drejtuesve të klubit se gjatë verës do të largohet nga skuadra.

24-vjeçari është një produkt i Lyon, por palët kanë ngecur sa i përket rinovimit dhe tashmë gjithçka duket se ka përfunduar, pasi lojtari ka mbyllur detajet e transferimit gjatë verës dhe Aouar do të transferohet te Eintracht Frankfurt në Bundesliga.

Por, mediet franceze kanë nxjerrë në dritë detaje shumë interesante të merkatos së janarit, me mesfushorin francez i cili ka refuzuar ofertën e Manchester United.

LEXO EDHE:

Sa i përket kësaj teme, detajet e tjera nuk janë bërë me dije, por është konfirmuar interesimi dhe oferta e anglezëve në zyrat e Lyon, me klubin që kishte rënë dakord për gjithçka, por ishte vetë Aouar i cili në fund nuk pranoi transferimin në “ishull”.

Tashmë, francezi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës te Lyon dhe në verë do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të vijuar karrierën te Frankfurt.

Houseem ka debutuar te Lyon në vitin 2016 dhe deri më tani ai numëron 225 ndeshje dhe 41 gola, ndërsa kjo do të jetë lëvizja e tij e parë në karrierë, ndërkohë ka luajtur edhe 1 ndeshje me përfaqësuesen franceze.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...